Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit nga SPAK, Drejtori i Informacionit të Ora News: Sulm politik, tentativë për të bllok

3 Gusht 2020, 13:03 Nga DOSJA
Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit nga SPAK, Drejtori i Informacionit

TIRANË -Drejtori i informacionit të RTV ORA dhe Ora News, Brahim Shima e ka quajtur vendim politik, kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, në mesin e të cilave edhe 60% e kuotave të televizionit. Sipas Shimës, pak muaj më parë dështoi tentativa e parë për mbylljen e Ora News dhe tashmë po tentohet me forma të tjera.

Më tej ai shton, se kjo lëvizje bëhen në një kohë kur Ndroqi është në gjyq me Veliajn dhe SPAK merr një nismë të tillë, me të njëjtat akuza që kryebashkiaku ka ngritur ndaj pronarit të Ora News.

“Pak minuta më parë presidenti i Yldon Media grup ka dalë nga ambientet e policisë së Tiranës me një akuzë absurde për një automjet të marrë me kredi. Për mendimin tonë, gjithçka është një nismë politike dhe presion i hapur ndaj televizionit Ora dhe Ora News. Pak muaj më parë dështoi tentativa e parë për mbylljen e ekranit dhe këtë herë po tentohet me një presion tjetër kur Ora mbetet një nga televizionet më opozitar dhe që kanë shfaqur atë që është e vërtetë në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë se gjithë kjo nismë ëhstë në kohën kur presidenti i Yldon Media Grup është në gjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuza të paqena. Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edhe SPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar në mënyrë të tillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi i një automjeti. Nuk më duket normale që ky nuk është presin politik ndaj televizionit Ora.

Gazetarët e Orës nuk do të dorëzohen para presioneve të tilla pa u ndalur për zbardhjen e së vërtetës ashtu sikurse ndodh. Gjithçka do të jetë edhe më e fortë se më parë. Këtë herë, përpos lajmit do të japim të plotë edhe mendimin tonë, në lidhje me atë që bëjnë institucionet shtetërore. Gjithmonë është kërkuar që të thuhet e vërteta. Brenda pak muaj është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e të vërtetës. Avokatët do të apelojnë vendimin, sepse është një vendim absurd. Ditën e sotme do të mblidhet edhe bordi për të dalë në një qëndrim. Ndërsa nga unë si drejtues i informacionit keni vetëm një fjalë: Të jemi me të vërtetën dhe asnjëherë të mos ndalojmë!”, u shpreh ai.

Ditën e sotme,  SPAK ka sekuestruar pasurinë e Ylli Ndroqit,  pronarit të televizionit. SPAK njofton se ka dyshim se Ndroqi nën emrin Xhemal Pasmaçiu është arrestuar dy herë, në Turqi më 1998 dhe në Itali më 2015. GJKKO ka pranuar kërkesën, dhe pasuria e tij është vënë nën sekuestro pasi dyshohet se ka si burim aktivitetin e jashtëligjshëm të Ndroqit. Ndërkohë, vetë Ylli Ndroqi është shfaqur i qeshur pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brahim shima brahim shima

Sondazh

Poll