Aktualitet

Përplasi për vdekje 14-vjeçarin në Farkë, pranga drejtuesit të mjetit, arrestohen edhe 4 të tjerë për dhunë e shkelje

3 Gusht 2020, 13:46 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje 14-vjeçarin në Farkë, pranga

TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin që aksidentoi për vdekje 14-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë në Farkë. Po ashtu u arrestuan edhe 4 persona të tjerë për vepra penale, si dhuna në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Materialet i kërkuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. K., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., 57 vjeç, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• I. Z., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

•Z. L., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona ne tiane vdes 14 vjecari arrestohen 5 persona ne tiane vdes 14 vjecari

Sondazh

Poll