Bota

Vdes në moshën 83-vjeçare fituesi i çmimit Nobel për Paqen

3 Gusht 2020, 09:58 Nga DOSJA
Vdes në moshën 83-vjeçare fituesi i çmimit Nobel

IRLANDË–  Fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe ish-drejtuesi i SDLP-së, në Irlandën Veriore, John Hume, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Hume ka vdekur  në orët e para të së hënës në një azil pleqsh, në Londonderry. Hume prej vitesh vuante nga dementia.

Një nga politikanët me profil më të lartë në Irlandën Veriore për më shumë se 30 vjet, Hume ndihmoi në krijimin e klimës që i dha fund “Troubles”.

Ish-mësuesi u bë i njohur gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile në 1968. Ai ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Social Demokratike dhe Punës (SDLP) në 1970.

U bë udhëheqës i partisë në 1979, një post prej të cilit hoqi dorë në nëntor të 2001.

Hume është vlerësuar si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e politike dhe një nga arkitektët e paqes në Irlandën Veriore. Përveç Çmimit Nobel, ai ka fituar edhe çmimin Gandhi dhe Martin Luther King, duke e kthyer në marrësin e vetëm të 3 çmimeve kryesore të Paqes.

Burimi: BBC

A.C/Dosja .al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota john hume vdes john hume john hume vdes john hume

Sondazh

Poll