Aktualitet

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë dhe jeton në çadër, ‘klithma’ e 12-vjeçares për Ramës: Na bëni një shtëpi, këtu

2 Gusht 2020, 19:01 Nga DOSJA
Tërmeti i shkatërroi shtëpinë dhe jeton në

KURBIN- Familja Taraj nga Fushë Mamurrasi i Kurbinit, prej më shumë se 7 muajsh jeton në çadër, në kushte të papërballueshme  mes dimrit dhe verës. Familja bën apel për ndihmë, ndërsa kryefamiljari tregon se nuk kanë përfituar asnjë përkrahje që prej rënies së tërmetit.

Kjo është Adela 12-vjeçare, që prej tërmetit të 26 nëntorit ka mbetur pa një strehë mbi kokë. Jetesa në çadër bashkë me familjen e saj, në kufijtë e të papërballueshmes e dëtyron 12-vjeçaren t’i drejtohet me një apel kryeministrit të vendit.

“I bëj një apel xhaxhi kryeministrit të nda ndërtojë një shtëpi sepse këtu është shumë e vështirë. Më vjen shumë keq prej babit dhe mamit dhe dy vëllezërve sepse jetojmë në ditë shumë të vështira”, tha e mitura.

Prej 26 nëntorit, ditës së tërmetit të frikshëm, çadra ka qenë streha e vetme e familjes që jeton në Fushë Mamurras të Kurbinit. Kryefamiljari Bilbil Taraj, i papunë tregon që nuk ka përfituar asnjë ndihmë dhe se jetesa përgjatë këtyre muajve ka qenë e vështirë, mes ekstremeve të dimrit dhe verës.

“Kemi që më 26 Nëntor në këtë gjendje, jemi në kushte shumë të këqija. Kërkojmë ndihmë prej shteti, jemi në gjendje shumë të keqe. Askush nuk na ka asjëllë ndihma dhe përkrahje”, tha kryefamiljari.

Kjo familje me 5 anëtarë që jeton nën iluzionin një premtitmi për një shtëpi të re, të cilës gjurmët nuk i duken ndokund, zgjat thirrjen për ndihmë, me shpresën zëri i tyre do dëgjohet tek institucionet shtetërore.

(Marrë nga Faxweb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja taraj termeti i 26 nentorit familja taraj termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll