Aktualitet

Shqipëria në flakë! Digjen dhjetëra hektarë pyje në Tepelenë, Gjirokastër, Fier e Gramsh, situata jashtë kontrollit (FO

2 Gusht 2020, 19:34 Nga DOSJA
Shqipëria në flakë! Digjen dhjetëra hektarë pyje

TIRANË- Shqipëria është duke u djegur. Ditët e fundit vatra e zjarrit janë përhapur si kërpudhat pas shiut. Sot në vend janë shfaqur dhe 3 vatra të reja duke djegur dhjetëra hektarë pyje.

Në mesdite u përfshi nga flakët mali në Gramsh ku u dogjë mbi katër hektarë me pisha. Po ashtu flakët kanë përpirë dhe disa hektarë me pisha nga pylli i Semanit. Por në mbrëmje zjarri u ndez dhe në Uji të Ftohtë në Tepelenë, ku e gjithë bimësia në faqen e malit u bë hi. Por një vatër e madhe zjarri ka djegur dhe kodrat mbi fshatin Hurmovë në Gjirokastër, e cila rrezikon dhe banesat e fshatit.

Po ashtu në vend prej disa ditësh janë dhe disa vatra zjarri që nuk po shuhen dot. Vatra e zjarrit është aktivizuar sërish në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik, ku një sipërfaqe e madhe është djegur.

Situata duket alarmane dhe Velipojë dhe Shëngjin, ku mali shumë pranë plazhit vijon prej ditësh të jetë nën pushtetin e flakëve. Forcat zjarrfikëse janë në terren, por ndërhyrja për të shuar flakët herë duket e vështirë e herë është e pamundur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarr ne gramsh zjarr ne seman zjarr ne tepelene shqiperia ne flake zjarr ne gramsh zjarr ne seman zjarr ne tepelene

Sondazh

Poll