Aktualitet

COVID-19 mbyll dhe një çerdhe në Tiranë, prindërit e fëmijëve njoftohen për situatën

2 Gusht 2020, 18:43 Nga DOSJA
COVID-19 mbyll dhe një çerdhe në Tiranë, prindërit e

TIRANË- Një çerdhe është mbyllur sot në Tiranë për shkak të COVID-19. Sipas informacioneve, mësohet se disa edukatore dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit në çerdhen 42 pranë zonës së njohur si  “Oxhaku”.

Kjo situatë ka bërë që autoritetet të marrin masa për mbylljen e çerdhes dhe prindërit e fëmijëve janë njoftuar për këtë situatë.

Por ky nuk është rasti i parë ku kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit mbyllen për shkak të COVID. Në Tiranë janë mbyllur dhe dy çërdhe të tjerë në Laprakë dhe ish-Bllok.

Ndërkohë sot janë konfirmuar dhe 123 raste të reja me COVID-19 dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 5 pacientë që po trajtoheshin në spital.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mbyllet cerdhja ne tirane koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mbyllet cerdhja ne tirane

Sondazh

Poll