Aktualitet

Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët pylli me pisha në Seman

2 Gusht 2020, 17:36 Nga DOSJA
Tjetër vatër zjarri, përfshihet nga flakët pylli me pisha

FIER- Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga zjarri në Seman. Sipas informacioneve sot pasdite, është shfaqur vatra e zjarrit në pyllin me pisha në vendin e quajtur Godull.

Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë dhe pse po punohet nga forcat zjarrfikëse, flakët po vijojnë të djegin bimësinë, për shkak se shumë shkurre janë të thara.

Ky është zjarri i dytë që ka rënë sot në pyjet shqiptare. Më herët një vatër zjarri është shfaqur në pyjet e Gramshit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen pyjet ne shqiperi pyjet ne flake zjarr ne seman digjen pyjet ne shqiperi pyjet ne flake zjarr ne seman

Sondazh

Poll