Bota

Zulohen detaje të reja të aksidentit që mori jetën e 96 personave në Poloni/ Ekspertët: Avioni i presidentit Kaczynski u s

1 Gusht 2020, 16:34 Nga DOSJA
Zulohen detaje të reja të aksidentit që mori jetën e 96

POLONI-Ekspertët e komisionit polak që po hetonin aksidentin ajror pranë Smolensk në vitin 2010, ku u vranë 96 njerëz përfshi dhe presidentin e vendit Lech Kaczyński, kanë zbuluar detaje të reja mbi incidentin.

Komisioni i drejtuar nga ish-ministri polak i mbrojtjes Antoni Maciereëicz, kanë deklaruar se shkaku i rrëzimit të avionit ishin dy shpërthime, një në qendër dhe një në krahun e majtë të tij.

Sipas komisionit kjo është provuar nga natyra e dëmeve të shkaktuara, shpërndarja e rrënojave dhe natyra e plagëve që kishin pësuar viktimat në bord. Ndërkohë të njëjtën gjë kanë konfirmuar edhe laboratorët ku kanë thënë se kanë gjetur gjurmë eksplozivësh TNT.

“Nuk ka dyshim se kjo tragjedi u shkaktua nga një numër veprimesh të qëllimshme, si gjatë mirëmbajtjes së avionit tip Tu-154M dhe nga udhëzimet e kontrollorëve ajrorë ruse që drejtuan avionin larg aeroportit”.-thanë ekspertët.

Tu-154 u përplas teksa përgatitej të ulej në aeroportin e Smolensk teksa delegacioni shkonte në ceremoninë e përvjetorit të 70të të masakrës së Katyn në Poloni.

Burimi: .polishnews.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lech kaczyński poloni lech kaczyński poloni

Sondazh

Poll