Bota

Vatër e re infeksoni në Kore të Jugut/ Infektohen 5,000 persona në Kishën e Shincheonji të Jezusit, auoritetet arrestojnë

1 Gusht 2020, 15:37 Nga DOSJA
Vatër e re infeksoni në Kore të Jugut/ Infektohen 5,000 persona

KORE E JUGUT- Një vatër e re infeksionit është regjistruar në Kore të Jugut dhe shkak për këtë është bërë grumbullimi i njerëzve në një Kishë. Kështu autoritetet vendase kanë arrestuar drejtuesin e Kishës Shincheonji të Jezusit, Le Man-hee pasi sipas tyre ai është përgjegjës që ka lejuar që njerëzit të futeshin në Kishë.

Mediat e huaja kanë raportuar se më shumë se 5,000 persona duke përfhsirë dhe anëtarë të Kishës u infektuan, pra 36% të të gjitha rasteve Covid-19 në vend. Autoritetet e akuzojnë atë se fsheh informacione për anëtarët e grupit dhe tubimet nga gjurmuesit e kontaktit.

Kisha thotë se 88 vje ç ari ishte i shqetësuar për privatësinë e anëtarëve të tij, por kurrë nuk fshehu informacione nga autoritetet. Lee gjithashtu është akuzuar për përvetësim të 5.6 miliardë, dhe mbajtjen e ngjarjeve fetare të papranuara.

Koreja e Jugut aktualisht ka 14,336 raste me koronavirus, dhe 300 vdekje që prej fillimit ta pandemisë.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en korene e jugut le man-hee koronavirusi en korene e jugut le man-hee

Sondazh

Poll