Bota

Hakeroi Twitter-in e Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama, arrestohet adoleshenti britanik, rrezikon 45 vite burg

1 Gusht 2020, 16:03 Nga DOSJA
Hakeroi Twitter-in e Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama, arrestohet

BRITANI-Një i ri britanik është akuzuar për hakimin në faqen e mediave sociale Twitter dhe vjedhje e mijëra dollarëve në Bitcoin ku në mes tyre ishin dhe llogaritë e personave të famshëm.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA akuzoi Mason Sheppard, 19 vjeç, nga Bognor Regis, për komplot për të kryer mashtrim nepermjet internetit, komplot për të bërë pastrim parash dhe për hyrje të qëllimshme në një kompjuter të mbrojtur. Ai gjithashtu është akuzuar  edhe për pastrim parash.

Sheppard ishte një nga tre personat e akuzuar për hakimin, e llogarive që i përkisnin Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama, ku pasi i ka marrë i ka përdorur për të postuar në lidhje me kuletat Bitcoin.

Mediat e huaja kanë raportuar se më shumë se 100,000 dollarë u vodhën në mashtrim. Mediat shton se ai rrezikon të dënohet me 45 vite burg.

Burimi:.abc.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mason sheppard mason sheppard

Sondazh

Poll