Bota

Uragani i fuqishëm “Isaias” mbyll plazhet në Florida

1 Gusht 2020, 15:44 Nga DOSJA
Uragani i fuqishëm “Isaias” mbyll plazhet në Florida

FLORIDA– Në Florida janë mbyllur të gjitha plazhet si shkak i uraganit Isaias që përfshiu zonën e Bahamas mëngjesin e kësaj të shtune.

Sa i përket kësaj situate kryetari i bashkisë së Miami, Carlos Giménez, tha se 20 qendra evakuimi ishin në gatishmëri për të ngritur një kamp për qytetarët që do të kenë nevojë, ndërkohë që raportohet se do të zbatohen kushtet e sigurisë për Covid-19.

“Ne ende nuk mendojmë se ka nevojë për të hapur strehimore për këtë stuhi, por ato janë të gatshme.”-  u shpreh ai.

Autoritetet në Karolinën e Veriut urdhëruan evakuimin e ishullit Ocracoke, i cili u godit nga Uragani Dorian një vit më parë, duke filluar nga e shtuna në mbrëmje. Ndërkohë, zyrtarët në Bahamas evakuuan njerëz në ishullin Abaco, të cilët kanë jetuar në struktura të përkohshme që pas uraganit Dorian.

“Isaias” kishte erëra maksimale prej 85 km/orë (135 km / orë) të shtunën në mëngjes tha Qendra Kombëtare e Uraganëve e SHBA-së në Miami. Stuhia ishte përqendruar rreth 80 milje (125 km) në jug-lindje të Nassau në Bahamas dhe po lëvizte në veri-perëndim në 12mph (19kph). Parashikuesit thanë se pritej një ulje në lëvizjen e saj.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carlos giménez uragani isaias carlos giménez uragani isaias

Sondazh

Poll