Sport

Trajneri i PSG me “dhimbje koke”, pas Mbappe-s janë dhe tre lojtarë në dyshim për ndeshjen ndaj Atalantës

1 Gusht 2020, 10:09 Nga DOSJA
Trajneri i PSG me “dhimbje koke”, pas Mbappe-s janë dhe tre

FRANCË-Me datë 12 gusht PSG do të luajë sfidën çerekfinale kundër Atalantës për Champions League. Kylian Mbappe konsiderohet mugnesa më e rëndësishme e francezëve, ylli i ekipit u dëmtua në finalen e Kupës përballë Saint-Ettiene.

Por jo vetëm ylli i sulmit. Në rrezik të madh për duelin e rëndësishëm janë edhe tre lojtarë të tjerë. Në finalen e mbrëmjes së kaluar të Kupës së Ligës përballë Lyon, të cilën PSG e fitoi pas goditjeve të penalltive, u lënduan Mauro Icardi, Layvin Kurzaëa dhe Thiago Silva.

Të tre u detyruan të braktisnin finalen përpara kohe. Ata do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore dhe Tuchel shpreson t’i ketë të gatshëm për duelin kundër ekipit italian

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta icardi mbappe psg atalanta icardi mbappe psg

Sondazh

Poll