Bota

Heqja e disa masave kufizuese/ Britania shtyn vendimin pak orë para se të hynin në fuqi. Johnson: Nuk e kemi situatën në ko

31 Korrik 2020, 15:59 Nga DOSJA
Heqja e disa masave kufizuese/ Britania shtyn vendimin pak orë para se

BRITANI-Kryeministri britanik, Boris Johnson ka shtyrë planet për lehtësim të disa masave kufizuese, vetëm disa orë para se të merrej vendimi. Sipas mediave të huaja Johnson e ka marë këtë vendim pasi së fundmi ka pasur një rritje të rasteve. Johnson ka thënë në një konferencë për media se të dhënat kanë treguar për 4,900 infektime të reja çdo ditë. Ndër të tjera ai ka thënë se masat do të rishikohen pas dy javëve.

“Ne nuk mund të përballojmë injorimin e këtyre të dhënave. Me rritjen e këtyre numrave, detyra jonë është që të shtypim këmbëzën e frenave, në mënyrë që ta vendosim virusin nën kontroll“- ka thënë ai.

Ai ka thënë po ashtu se masa që kërkon vendosjen e maskave në dyqane dhe transport publik do të vlejë tani edhe nëpër muze, galeri, kinema dhe qendra të lutjes. Deri më tani në Britani janë regjistruar 304,000 persona të infektuar dhe mbi 46,000 të vdekur me këtë virus.

Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2020, 15:42

Tërhiqet Trump: Nuk dua shtyrjen e zgjedhjeve

SHBA-Presidenti Donald Trump tha të enjten se votimi me postë mund të çojë në manipulimin e zgjedhjeve dhe vonimin e daljes së rezultatit. Presidenti sug...