Bota

Shtimi i rasteve të reja/ Hong Kongu shtyn zgjedhjet parlamentare edhe një vit, revoltohet opozita: Po përdor pandeminë si p

31 Korrik 2020, 15:12 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja/ Hong Kongu shtyn zgjedhjet parlamentare edhe

HONG KONG– Qeveria e Hong Kongut ka shtyrë zgjdhjet paralamentare të shtatorit edhe për për një vit për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit. Hong Kongu aktualisht po përjeton rritje të numrit të rasteve me koronavirus, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 121 raste të reja.

Kështu me hyrjen e këtij vendimi 12 kandidatë pro demokracisë nuk do të kenë mundësinë të kandidojnë. Zemërimi i opozitës në Hong Kong është i madh, prej se regjimi në Pekin ka miratuar, në fund të qershorit, një ligj të ri të sigurisë, i cili kriminalizon një mori veprash në Hong Kong. Ndërkohë vendmin e marrë nga qeveria këta të fundit e kanë quajtur si pretekst të Covid-19.

Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të sistemit “një shtet, dy sisteme”. Me këtë kornizë, qyteti i Hong Kongut ka pasur të drejta të veçanta që nuk i ka gëzuar pjesa tjetër e Kinës komuniste, por thuhet se Ligji i sigurisë kombëtare tani e dëmton atë.

Burimi: CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en hong kong zgjedhjet parlamentare ne hong kong koronavirusi en hong kong zgjedhjet parlamentare ne hong kong

Sondazh

Poll