Bota

20 ditë i sëmurë me Covid-19, Bolsonaro: Ndihem i pafuqishëm, kam myk në mushkëri

31 Korrik 2020, 14:39 Nga DOSJA
20 ditë i sëmurë me Covid-19, Bolsonaro: Ndihem i

BRAZIL- Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro i cili ka qenë i infektuar e koronavirus ku për tre javë rrjesht qëndroi i izoluar ka thënë ditën e sotme tha që edhe pse e ka kaluar ndihet i dobët dhe që mund të ketë myk në mushkëri.

“Sapo më kanë bërë një analizë gjaku. Isha paksa i pafuqishëm dje. Po ashtu, ata kanë gjetur infeksion. Po marr antibiotikë tani. Mund të kenë qenë ato 20 ditë brenda shtëpisë…Kam myk, myk në mushkëri. Kjo duhet të jetë arsyeja.”- ka thënë ai në një video që ka shpërndarë ai në rrjetet sociale.

Presidenti kaloi gati 20 ditë në gjysmë-izolim, pasi rezultoi pozitiv me virus në 7 korrik. Po ashtu bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, gjithashtu ka rezultuar pozitive për Covid-19.

Ndërkohë në Brazil që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë regjistruar 2,613,789 raste pozitive me Covid-19 dhe  91,377 viktima.

Burimi:CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll