Politike

Zgjedhjet në universitete, PD: Ishin farsë, u përdorën kuti votimi me logo të PS. Fituesit ishin paracaktuar

30 Korrik 2020, 18:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet në universitete, PD: Ishin farsë, u përdorën kuti

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Albana Vokshi, ka reaguar për zgjedhjet e mbajtura sot në universitetet e vendit. Në një postim në mediat sociale, Vokshi shprehet se sot u zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjta shantazh, presion dhe fituesit ishin të paracaktuar.

Po ashtu ajo ka publikuar dhe foto ku tregon se kutia e votimit në universitet ka logo të Partisë Socialiste dhe në Fakultetin e Drejtësisë nuk është mbajtur distanca sociale. “Në një proces kriminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për të votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë në turma”, shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË

Njësoj si zgjedhjet politike të 30 Qershorit vjet, zgjedhjet në universitetet sot ishin të paracaktuara, pa garë, me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie. Fituesit ishin të paracaktuar. U zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve. U përdor e njëjta infrastrukturë partiake, edhe kutitë e votimit ishin më logo të PS, gjë që ndalohet kategorikisht nga ligji I arsimit të lartë. Pa fushatë; Pa garë; Pa ide; Pa programe; Pa alternativa; Me kanidatë të paracaktuar nga Edi Rama dhe Partia shtet

Në një proces kriminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për të votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë në turma përpara Fakultetit të Drejtësisë, pa maska a distancim social në rrezik ekstrem për shëndetin dhe jetën e tyre. Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ ilegjitim qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrjen e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti.

Aktet ligjore ndalojnë turma të tilla, por kur ligji shkelet në emër të Ramës, institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë, sepse jeta e studentëve dhe e pedagogëve nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën përpara qëllimit të tij për të uzurpuar universitetet. Partia Demokratike, nesër në drejtimin e vendit, do të ketë prioritet kryesor të parë të saj garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.

Reagimi i Vokshtit vjen pas zyrtarizimit të rektorëve të rinj në universitete. Mësohet se Universiteti i Tranës që ishte dhe mollë sherri do të ketë rektor për katër vitet e ardhshme pedagogun, Artan Hoxha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi partia demokratike zgjedhjet ne universitet albana vokshi partia demokratike zgjedhjet ne universitet

Sondazh

Poll