Politike

Ndryshimet kushtetuese, Kim, Soreca dhe Norman takohen me Bashën në selinë blu. Biseda ende ‘sekrete’

30 Korrik 2020, 17:32 Nga DOSJA
Ndryshimet kushtetuese, Kim, Soreca dhe Norman takohen me Bashën në

TIRANË- Ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman kanë shkuar sot në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Dosja.al mëson se Kim dhe Soreca kanë diskutuar me Bashën në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Takimi erdhi pak orë pas miratimit të ndryshimit të Kushtetutës, ku kreu i PD dhe ambasadorët kanë shkëmbyer replika në distancë në mediat sociale.

Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar konkretisht mes tyre, pasi asnjë prej të pranishmëve nuk ka folur për mediat.

Më herët Basha u shpreh i ashpër se nuk do i njohë ndryshimet e fundit në Kushtetutë dhe refuzoi uljen në tryezë me Ramën. Nga ana tjetër diplomatët kanë njohur ndryshimet dhe kanë bërë thirrje për dialog mes palëve.

Tre diplomantët kanë pasur një rol kryesor në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi vetëm pas ndërhyrjes së tyre u gjet konsensusi me palët. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman luigi soreca lulzim basha yuri kim duncan norman luigi soreca lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll