Art&Argëtim

Pendohet Dafina Zeqiri, heq pa e menduar dy herë tatuazhin, këngëtarja: I bjen pishmon

29 Korrik 2020, 19:33 Nga DOSJA
Pendohet Dafina Zeqiri, heq pa e menduar dy herë tatuazhin,

KOSOVE– Dafina Zeqiri njihet për lookun e saj që e ben të dallueshëm nga artistet e tjera. Ajo nuk heziton dhe herë pas here eksperimenton me veshjet, makeup-in, apo flokët në përditshmëri si edhe në klipet muzikore.

Vlen të theksohet fakti se dhe tatuazhet e Dafinës janë të shumta, pasi ajo është shprehur se i adhuron dhe ka aq shumë sa nuk dimë numrin e tyre të saktë.

Mirëpo, sot në InstaStory ajo ka treguar se njërin prej tyre ka vendosur ta heq, pasi është penduar. Këngëtarja ka postuar video në Instastory ku ka shkruar “Tatoo removal! I bjen pishmon që ke bo tatoo?”

Këngëtarja nuk e ka zbuluar arsyen, por gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri këngëtare pendohet tatuazh dafina zeqiri këngëtare pendohet tatuazh

Sondazh

Poll