Art&Argëtim

A mund të infektohesh më shumë se një herë nga Covid? Flasin ekspertët amerikanë

29 Korrik 2020, 18:26 Nga DOSJA
A mund të infektohesh më shumë se një herë nga Covid?

SHBA– A mund të infektohesh më shumë se një herë nga koronavirusi? Është pyetja që për muaj me radhë na ka ngelur pa përgjigje. Kështu shkencëtarët edhe pse jo të sigurtë besojnë se kjo  është e mundur.

Ekspertët e shëndetësisë mendojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19 do të kenë një lloj imuniteti ndaj sëmundjes por megjithatë aa nuk janë të sigurtë se sa efektiv është ky imunitet dhe për sa kohë zgjat.

Ka pasur  informacione se disa persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin disa javë pasi mendohej se e kishin kaluar  dhe kjo ka çuar në interpretime se personi mund të jetë infektuar për herë të dytë. Po ashtu një mundësi tjetër është se është i njëjti infeksion, që vazhdon të diktohet edhe pas më shumë se dy javësh. Shkencëtarët ndër të tjera thonë se nuk ka raste që një person, pasi rezulton për herë të dytë pozitiv, infekton dikë tjetër.

Studimet me viruse të ngjashme tregojnë se një person mund të sëmuret përsëri 3 muaj deri në një vit pas infeksionit të parë. Por është ende herët të thuhet nëse kjo është e vërtetë edhe për koronavirusin. “Këto janë përfundime shkencore ende të pakonfirmuara”, thotë Dr. Philip Landrigan, drejtor i programit për shërndetin publik në Kolegjin e Bostonit.

Ndërkohë një studim amerikan, i publikuar javën e kaluar, arriti në përfundimin se antitrupat që luftojnë virusin mund të ekzistojnë vetëm disa muaj në persona që e kaluan lehtë sëmundjen, duke lënë të hapur mundësinë që ata të infektohen përsëri. Por antitrupat nuk janë e vetmja mbrojtje ndaj virusit, pasi ka edhe elementë të tjerë të sistemit imunitar që mund të ofrojnë mbrojtje.

Burimi: economictimes.indiatimes.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi en bote koronavirusi en bote

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Korrik 2020, 15:43

FOTO-LAJM/ Baste për të infektuarit me COVID-19

TIRANË- Qytetarët kanë nisur vendosjen e basteve për shifrat e të infektuarve në Shqipëri. Sot teksa përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë lexonte dek...