Art&Argëtim

Nuk pranon ta quajnë kosovar, revoltohet babai i Dua Lipës: “Jam shqiptar i Kosovës”

29 Korrik 2020, 17:40 Nga DOSJA
Nuk pranon ta quajnë kosovar, revoltohet babai i Dua Lipës: “Jam

TIRANE– Babai i këngëtares shqiptare Dua Lipa, Dukagjin Lipa është revoltuar me të gjithë personat që përdorin termin “kosovarë”.

Teksa ka qenë i ftuar në “A Show”, ai ka ngritur këtë shqetësim. Ai ka deklaruar se nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës, duke kritikuar kështu termin e përdorur thuajse nga të gjithë.

Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjini.

Në këtë mënyrë, familja Lipa kanë shprehur edhe një herë krenarinë për vendin e origjinës. Dukagjini është mbështetësi më i madh i Duas, njëkohësisht edhe iniciator për përfshirjen e së bijës në muzikë.

Dukagjini së fundmi është përfshirë në një artikull dedikuar baballarëve më të pashëm të personave të famshëm nga ndërkombëtarja “The Sun”, duke e cilësuar si një mashkull me tipare shumë tërheqëse.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa dukagjin lipa kosovar shqiptar dua lipa dukagjin lipa kosovar shqiptar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Korrik 2020, 15:43

FOTO-LAJM/ Baste për të infektuarit me COVID-19

TIRANË- Qytetarët kanë nisur vendosjen e basteve për shifrat e të infektuarve në Shqipëri. Sot teksa përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë lexonte dek...