Sport

Mbrojtësi i Bayern Munich ftesë të hapur ekipeve angleze: E adhuroj Premier League

29 Korrik 2020, 19:16 Nga DOSJA
Mbrojtësi i Bayern Munich ftesë të hapur ekipeve angleze: E

GJERMANI- Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng në një intervistë për mediat gjermane ka folur për të ardhmen dhe shpreh dëshirën për të kaluar në Premier League. Ai thotë se zbavitet shumë kur shikon kampionatin anglez.  

Nuk do e refuzoja një rikthim në Premier League. E adhuroj të shoh ndeshje të kampionatit anglez dhe jam zbavitur shumë kur luaja atje. Nuk kisha fat në aventurën që kisha me Manchester City, sepse u dëmtova menjëherë dhe nuk pata mundësinë të aktivizohesha në pozicion tim”, deklaroi Boateng për Sky Sport.

Gjithashtu lojtari kujton kohën kur luante me Manchester City në sezonin 2010-2011, ku u dëmtua dhe nuk mundi të ishte në formën e tij më të mirë. Dhe tani që kontrata e 31-vjeçarit është në fund të saj, ai mund të ketë shancin që të plotësoj ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich jerome boateng bayern munich jerome boateng

Sondazh

Poll