Art&Argëtim

Pushoheshin nga puna pasi kërkonin leje! Emisioni ‘The Ellen DeGeneres Show’, vihet nën hetim, shkak bëhet keqtrajtimi i

28 Korrik 2020, 19:22 Nga DOSJA
Pushoheshin nga puna pasi kërkonin leje! Emisioni ‘The Ellen

AMERIKE– Prej muajsh në media është përfolur se moderatorja Ellen Degeneres sillet në mënyrë të ashpër me punonjësit e saj, i keqtrajton madje dhe i largon nga puna pa asnjë arsye.
Emisioni i saj “The Ellen DeGeneres Show” është bërë objekt i një hetimi të brendshëm të WarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve.

Emisioni prodhohet nga kompania amerikane Telepictures, që vepron si një degë e Warner Bros Television. Drejtuesit u kanë dërguar një pyetsor punonjësve për të përshkruar mjedisin e punës.

Ky hetim pason raportimet e fundit të BuzzFeed News ku ish-punonjës të Ellen DeGeneres dëshmojnë për mjedisin teksik të punës. Punonjësit thanë për Buzzfeed News në një artikull të botuar më 16 korrik se Ellen DeGeneres nuk është njeriu gazmor dhe dashamirës, që njerëzit shohin në ekran.

Ata thanë se janë pushuar nga puna, pasi morën disa ditë leje për çështje mjekësore, apo për të bërë varrimin e një të afërmi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ellen degeneres emision hetim ellen degeneres emision hetim

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Korrik 2020, 17:29

KOSOVE– Reperi Getinjo mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin ‘NIN’, aty ku ka folur rreth karrierës dhe projekteve të ardhshme, e po a...