Aktualitet

“Arrestoi ish – kryeministrin”! Si i mashtroi Ministria e Drejtësisë mediat

9 Shkurt 2019, 09:37 Nga DOSJA
“Arrestoi ish – kryeministrin”! Si i mashtroi Ministria e

Tamar Laptosh u shpall heroina e drejtësisë kroate nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë. Në njoftimin e bërë 3 ditë më parë, Ministria e Etilda Gjonajt njoftonte se Laptosh është prokurorja që arrestoi ish – kryeministrin kroat, Sandader dhe, pas një përvoje të tillë, po vjen të japë eksperiencë në Shqipëri, ku të gjithë i kanë sytë të Drejtësia e re.
Mediat rendën pas këtij njoftimi me sy mbyllur, deri sot, kur gazetarja Klodiana Lala, me pak radhë në Facebook sqaroi të vërtetën.

Nuk paska qenë tamar Laptosh por Dinko Cvitan prokurori që arrestoi Sanader. Laptosh e zëvendësoi Cvitan në prokurorinë speciale, kur ky u bë Prokuror i Përgjithshëm. Heroina e shpallur nga Ministria e Drejtësisë, paska qenë e rreme, lajmet në media gjithashtu, gogoli i arrestimit të ish-kryeministrave gjithashtu.

Reagimi i Klodiana Lalës

Dinko Cvitan eshte prokurori qe arrestoi Sanaderin. Tamar Laptosh e zevendesoi ne detyre sepse Cvitan u be me pas Prokuror i Pergjithshem. Mbeta pa fjale kur nga zyra e shtypit e ministres se Drejtesise erdhi whats up se Laptosh eshte kryeprokurore dhe gruaja qe na paskerka arrestuar Sanader. Eshte thjesht e vetem drejtuese e USKOK! Ne media pastaj vrap e plasim me titra “kryeprokurorja kroate”. Mjere ku kemi perfunduar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dinko cvitan prokurori etilda gjoni mashtrimi tamar laptosh dinko cvitan prokurori etilda gjoni mashtrimi tamar laptosh

Sondazh

Poll