Art&Argëtim

Publikohet fotoja që Kanye West përdori si provë për tradhëtinë e Kim, akuzat bëhen shkak i ndarjes së Meek Mill me të

27 Korrik 2020, 16:20 Nga DOSJA
Publikohet fotoja që Kanye West përdori si provë për

AMERIKE– Kanye West ka bërë shumë dëm kohëve të fundit me deklaratat e dhëna në Twitter. Pasi akuzoi Kim Kardashian për tradhëti e se do e mbyllte në spital psikiatrik ai gjithashtu përmendi emrat e disa reperëve, mes tyre dhe Meek Mill.

Kanye pretendonte se ylli i Keeping Up With The Kardashians, e ka tradhtuar atë me Meek Mill, gjatë vitit 2018. Ai shtoi se takimet e dyshes kanë qenë më shumë për kënaqësi se sa për biznes. Fotoja e reperit dhe duke drekuar në një restorant është publikuar online dhe po bën xhiro të madhe në rrjet.

Duket se për këtë deklaratë Mill është ndarë nga partnerja e tij, dy muaj pasi sollën në jetë fëmijën e tyre të parë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Mill ka treguar se ata janë ndarë në mënyrë paqësore dhe do të kujdesen bashkërisht për fëmijën.

“Unë dhe Milano kemi vendosur të qëndrojmë miq dhe të kujdesemi për fëmijën si dy prindër të ndarë”.“Ne ende kemi dashuri për njëri-tjetrin, por që të dy i kuptuam disa gjëra”, ka shkruar ai.

Kanye nga ana tjetër i ka kërkuar falje Kim për akuzat e bëra.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian tradhëti kanye west kim kardashian tradhëti

Sondazh

Poll