Art&Argëtim

FOTOT: 16 vjet që jeton brenda Hagia Sophisë, kjo është macja Gli që “çmend” turistët. Sjellja e saj dhe kuptimi i em

26 Korrik 2020, 20:17 Nga DOSJA
FOTOT: 16 vjet që jeton brenda Hagia Sophisë, kjo është

TURQI- Hagia Sophia në Stamboll u ndërtua në 537 dhe ishte shumë më tepër sesa një bazilikë ortodokse greke, një katedrale katolike, një xhami perandorake osmane apo një muze. Vetëm pak kohë më parë u mor vendimi që ajo të kthehej në xhami, duke shkaktuar reagime nga e gjithë bota. 

Por brenda Hagia Sophia-s ka një krijesë që i ka magjepsur të gjithë me sytë e saj jeshil dhe me sjelljen e saj si lozonjare. Atje jeton një mace e pagëzuar me emrin Gli. 

Gli është një mace e bukur evropiane, e cila ka jetuar pjesën më të madhe të 16 viteve të jetës së saj brenda mureve shekullore, dhe është bërë e preferuara e turistëve që vizitojnë Hagia Sophia-n. Aq shumë famë ka marrë felini saqë një prej ciceronëve të godinës, Umut Bahceci, i ka hapur një profil në Instragram.

“Është normale që dhe Hagia Sophia të kishte një mace. E ka dhe ajo është tejet e veçantë. Mënyra se si ajo pozon, mënyra si ecën, mënyra se si sillet është krejtësisht e ndryshme nga macet e tjera, madje edhe nga motra e saj Kizim. Pavarësisht fesë, ngjyrës së lëkurës ose gjinisë, të gjithë buzëqeshin kur u takohen me Gli,”- tha Bahceci.

Ai ka treguar gjithashtu se emri i maces përshkruan në mënyrë të përsosur karakterin e saj sepse Gli do të thotë “bashkim i dashurisë”.

Marrë nga BoredPanda

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete macja e hagia sophise macja gli macja e hagia sophise macja gli

Sondazh

Poll