Art&Argëtim

“Vithet dua t’i zhduk”/ Ronela Hajati flet për operacionet plastike, dëshiron të bëjë dy ndërhyrje në trupi

27 Korrik 2020, 15:09 Nga DOSJA
“Vithet dua t’i zhduk”/ Ronela Hajati flet për

TIRANE– Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati njihet për fomat e kolme që ka dhe shpesh herë vihet në qëndër të medias dhe komentesve për këtë gjë .

Këngëtarja thuhet se është një ndër të paktat artiste të estradës shqiptare që nuk ka ndërhyrje kirurgjikale.

Mirëpo ndjekësit e saj në “Instagram” kanë përsëri dyshime dhe gjatë një mini interviste në “Instagram”, ajo është pyetur për operacionet plastike dhe ka vendosur t’u përgjigjet atyre për t’i shuar kureshtjen njëherë e mirë.

Ronela iu është përgjigjur pyetjes me shumë sportivitet aty ku shkruan se nuk ka asgjë kundër operacioneve plastike dhe kur të vijë koha do të bëjë dhe ajo. Duke lenë të kuptohet se ajo nuk ka asnjë ndërhyrje kirurgjikale për momentin.

“S’kam asgjë kundër, madje e di që kur të më vijë koha do ngelem spitaleve duke pasur sy dhe hundë paaak fare të madhe,  po të kisha dhe buzë do ngjaja si dreq..Sa për vithe besomë që dua t’i zhduk”, shkruan ajo.

Na duhet të presim dhe disa vite që të shikojmë Ronelën me ndryshime të reja në pamjen e saj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz operacione plastike ronela hajati operacione plastike ronela hajati

Sondazh

Poll