Politike

Protesta e opozitës/ Kryemadhi nga Korça: Miqtë e Ramës vodhën 4,4 mln euro për vetëm 4 orë

Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me stukturat e partisë së saj në qyetin e Korçës, nga ku edhe ka akuzuar kryeministin Edi Rama se i ka vjedhur shqiptarëve 4,4 mln euro për vetëm 4 orë.
Featured image of article: Protesta e opozitës/ Kryemadhi nga Korça: Miqtë e Ramës vodhën 4,4 mln euro për vetëm 4 orë Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit në Korçë

KORÇË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me stukturat e partisë së saj në qyetin e Korçës. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se shqiptarëve i janë vjedhur për 4 orë 4,4 mln euro.

“ Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve.”

Më tej, Kryemadhi ka folur edhe lidhur me protestën e opozitës që do të zhvillohet më 16 shkurt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Studentët i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës, por edhe qytetarwve. Vetëm 5 mijë njerëz rrëzuan 90% të qeverisë. Mendoni çdo të ndodhte po të ishin më shumë. Ky njeri ka frikë nga protesta dhe nga qytetarët e tij. Ne nuk do ta lëmë që të shkatërrojë të ardhmen e shqiptarëve. Duhet që t’i krijojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndërshe. Vetëm ashtu shqiptarët do të keni një qeveri me barazi kudo në shopëri. Kemi nevojë që të rinjtë shqiptarë të kthehen në Shqipëri. Hapja e negociatave është e vetmja mundësi që të kjo kastë të mos i thyejë më kornizat. Rama e ka kthyer Shqipërinë në shërbim të bandave kriminale. 16 shkurti nuk ka lidhje vetëm si një protestw e opozitës. Është protestë e të gjithë popullit shqiptar. Është protesta e halleve të shqiptarëve. Kush grabit të ardhmen e shqiptarëve do të ketë fundin më të ashpër që ka pasur çdo dictator. Të gjithë së bashku për t’ju kthyer shqiptarëve shpresën që ky është vendi i tyre. E ardhmja është Bashkimi Europian dhe asgjë tjetër,”- e mbylli Kryemadhi. 

Opozita ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

Shto Koment