Aktualitet

Vettingu në Polici/ Zgjidhen anëtarët e Komisionit të Vlerësimit (Emrat)

9 Shkurt 2019, 09:26 Nga DOSJA
Vettingu në Polici/ Zgjidhen anëtarët e Komisionit të

TIRANË- Përzgjidhen anëtarët e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit dhe Sekretariatit teknik për Vettingun në Polici, Gardën e Shtetit dhe SHÇBA.

Ministria e Brendshme ka publikuar anëtarët e përzgjedhur pas një periudhe kontrolli që ka zgjatur 4 muaj. Pas konstituimit pritet të kalojnë në filtër 300 policët e parë duke nisur me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliun dhe më pas në drejtorët e qarqeve dhe sipas gradave. Pas fazës së parë, procesi i Vettingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.

Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, VKM nr. 14, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit:

Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:

Anëtarë zëvendësues janë:

Vetting-u në Policinë e Shtetit nisi më 9 prill të vitit 2018, ku 11 mijë efektivëve të parë që do t’u nënshtroheshin procesit iu la një afat 30 ditor për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit. Procesi i vetëdeklarimit u mbyll më 8 Maj, nga ku 2300 punonjës të Policisë së Tiranës, 44 prej tyre dhanë dorëheqjen. 

Efektivët e policisë kanë deklaruar në formular të ardhurat vit pas viti dhe çdo pasuri që disponojnë. Vettingu në Policinë e Shtetit, njësoj si ai në drejtësi, shihet si një premisë e cila do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar. Të gjithë efektivët të cilët nuk justifikojnë pasurinë do të përjashtohen nga radhët e Policisë së Shtetit dhe më pas çështja do t’ju kalojë institucioneve ligjzbatuese.    

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet garda komisioni i jashtëm i vlerësimit policia e shtetit sekretariati teknik shçba vettingu ne polici garda komisioni i jashtëm i vlerësimit policia e shtetit sekretariati teknik shçba vettingu ne polici

Sondazh

Poll