Art&Argëtim

U shkëput nga muzika për shumë kohë, por Noizy e riktheu këtë këngëtar

8 Prill 2019, 09:56 Nga DOSJA
U shkëput nga muzika për shumë kohë, por Noizy e riktheu

Këngëtari Altin Sulku ka qenë i ftuar në emisionin e moderators, Roza Lati ku ka folur mbi familjen dhe projektet muzikore. Ai ka treguar dhe një detaj që nuk e dinim. Pas rikthimit të tij në muzikë qëndron kushuriri i këngëtarit, reperi Noizy.

Për një kohë të gjatë prej 7 vitesh, për arsye familjare, Altinit i është dashur të shkëputet nga bota e muzikës, dhe ka qenë pikërisht Noizy ai që e ka mbështetur dhe i ka hapur rrugën, duke e bindur të rikthehet me projekte muzikore.

Ai ka treguar se problemet lidheshin me bashkëshorten e tij që për një periudhë pati shqetësime shëndetësore, dhe këngëtarit i duhej t’i qëndronte pranë.

“Pati disa problem të vetat shëndetësore dhe ne kur këndojmë, këndojmë me passion. Unë asaj kohe nuk isha shpirtërisht tek muzika, por tek ai njeri që kishte problemet e veta.”-ka shtuar më tej këngëtari.

Altini ka theksuar që djali i dajës së tij, i cili është reperi i njohur Noizy e ka ndihmuar te jetë sërish i sukssesshëm në muzikë.

“Unë e kam thënë dhe e them vazhdimisht që Noizyn e kam djalë daje. Ka qenë një shtysë e madhe. Kur do bënim klipin e parë ishim rrugës për Kosovë, do ta xhironim atje. Rrugës i them, dëgjo, unë kot po merrem, më mirë t ëiki diku jashtë, se tani ka ndryshuar stili. Cfarë thuam më tha?! Ti ke zërin shumë të mirë. Ti do të këndosh zhanerin tënd, jo hip hop. Mbështetjen time do e kesh gjithmonë dhe shiko çfarë do bësh pas nja 2-3 vitesh”,-ka rrëfyer këngëtari Altin Sulku për episode në të cilat kushuriri i tij e ka ndihmuar të krijojë besim në talent.


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz altin sulku këngëtare muzikë noizy rikthim altin sulku këngëtare muzikë noizy rikthim

Sondazh

Poll