Art&Argëtim

‘Në Shqipëri dasmat zgjasin 5 ditë’, Bebe Rexha tregoi se i di mirë traditat tona

8 Prill 2019, 07:14 Nga DOSJA
‘Në Shqipëri dasmat zgjasin 5 ditë’, Bebe Rexha

Këngëtarja Bebe Rexha ka qenë e ftuar në emisionin e famshëm ‘The Jonathan Ross Show’ ku ka treguar gjithçka mbi jetën dhe karrierën e saj muzikore.

Moderatori, Jonathan Ross duke e ditur që Bebe Rexha është me origjinë shqiptare e ka pyetur nëse e di gjuhën shqipe, dhe përgjigjia e këngëtares na surprizoi të gjithëve.

“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”,-ka rrëfyer këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo jo vetëm që di shumë mirë gjuhën shqipe, por tregoi dhe për elementët tipikë tradicionale shqiptare. e pyetur nga moderatori nëse prindërit i ka të dy shqiptarë Bebe Rexha e pohoi dhe tregoi se e viziton Shqipërinë herë pas here, sidomos kur ka dasma.

“Po, ndonjëherë kthehemi në Shqipëri dhe dasmat zgjasin 5 ditë. Eshtë diçka intensive, është çmenduri.”,-ka rrëfyer Bebe Rexha.

Shqipëria krenohet, jo vetëm me talentin e disa këngëtareve që po korrin sukses në tregun botëror, por edhe me ndjenjën e patriotizmin, dhe ruajtjen e vlerave kombëtare. Jo vetëm Dua Lipa apo Rita Ora, por edhe Bebe Rexha, e flasin gjuhën shqipe!


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha di shqip këngëtare me origjinë shqiptare bebe rexha di shqip këngëtare me origjinë shqiptare

Sondazh

Poll