Aktualitet

Akuzohet se bleu 20 kg kokainë me anëtarin e “Ndragheta”-s, detajet nga arrestimi i Ardian Çekinit

24 Korrik 2020, 16:51 Nga DOSJA
Akuzohet se bleu 20 kg kokainë me anëtarin e

ELBASAN- Zbardhen detaje nga dosja e Ardian Çekinit në Elbasan, i cili u arrestua gjatë operacionit ndërkombëtar të kokainës i zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë, Argjentinës dhe Costa Ricës, ku u arrestuan gjashtë trafikantë të rrezikshëm.

Sipas News 24 mësohet se më datë 2 korrik, Prokuroria e Elbasanit kërkoi ekstradimin e Çekinit drejt Italisë, pasi ai ishte dënuar nga drejtësia e shtetit fqinj në vitin 2017 dhe në 2020, me 8 vite e 6 muaj burg. Po ashtu mësohet se ndaj Ardian Çekinit ka edhe një masë tjetër sigurie.

Siç u tha edhe sot nga policia shqiptare, dyshohet se Bujar Sejdinaj, i cilësuar si “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me Çekinin, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Ndër të tjera ka dyshime se këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi italiane, ndërsa thuhet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Cekani u arrestua në 26 maj të këtij viti në Elbasan.

(Marrë nga Balkanweb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian çekinit ndragheta ardian çekinit ndragheta

Sondazh

Poll