Aktualitet

Nuk fituan të drejtën e azilit, riatdhesohen nga Franca 109 shqiptarë

24 Korrik 2020, 15:15 Nga DOSJA
Nuk fituan të drejtën e azilit, riatdhesohen nga Franca 109

TIRANË-Ditën e sotme janë riatdhesuar nga Franca 109 shtetas shqiptarë, të cilëve u ishte refuzuar azili. Ata u kthyen me charter nga qyteti i Lionit, në mënyrë vullnetare.

Dy ditë më parë ndërkohë u riatdhesuan edhe 110 shtetas të tjerë. Ministria e Brendshme ka bërë apel për të gjithë shqiptarët, se shanset për të fituar azil janë zero.

Njoftimi i plotë

Rinas – Vijojnë operacionet e riatdhesimit vullnetar të shtetasve që kanë kërkuar azil në një nga vendet e hapësirës Schengen. Riatdhesohen 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga Lyon, Francë. Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë, të cilëve iu ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri. Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen.

Ndërkohë në një raport të Komisionit Europian të publikuar pak javë më parë, thuhej se Shqipëria është ende vendi me numrin më të lartë të kërkesave për azil, pavarësisht se shifrat janë ulur në 4 vitet e fundit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesohen 109 shqiptare riatdhesohen 109 shqiptare

Sondazh

Poll