Aktualitet

DOKUMENTI/ SPAK e mori të pandehur, KPA vendos për Luan Dacin: Nga sot është i pezulluar, por të prezumohet pafajësia e ti

24 Korrik 2020, 15:10 Nga DOSJA

TIRANË- Kolegji i Posacëm i Apelimit ka vendosur që të pezullojë sot nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Në një njoftim për mediat, KPA bën me dije se Daci nga sot nuk mund të marrë asnjë vendim pasi është i pezulluar. 

Më tej shkalla e dytë e Vettingut shkruan se në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

NJOFTIMI I PLOTË

Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtar Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila, me vendimin nr. 14, datë 24.07.2020, në zbatim të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi: Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

Një ditë më parë gjyqtari  Luan Daci, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh hetime, më 20 maj SPAK e pezulloi Dacin nga detyra. Aktualisht ai është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, organ ky që jep vendimin përfundimtar për fatin e funksionarëve të drejtësisë. Daci u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare. Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kolegji i posaçem i apelimit kpa pezullon dacin luan daci kolegji i posaçem i apelimit kpa pezullon dacin luan daci

Sondazh

Poll