Art&Argëtim

Me maskë! Ciara bëhet sërish nënë dhe publikon momentin emocionues nga salla e lindjes

24 Korrik 2020, 21:07 Nga DOSJA
Me maskë! Ciara bëhet sërish nënë dhe publikon momentin

AMERIKË– Këngëtarja e njohur Ciara është bërë nënë për herë të tretë.

Ajo vetë e ka dhënë këtë lajm të bukur në Instagram, duke publikuar videon nga momentet e para pasi mori bebushin në krahë në sallën e lindjes. Ciara shihet me maskë në fytyrë për shkak të virusit.

“Gëzuar ditëlindjen Win! Mami dhe babi të duan! Win Harrison Wilson. 7.23.2020”- shkroi Ciara, duke zbuluar edhe emrin e bebushit të saj.

Win është vëllaçko i vogël i dy fëmijëve të tjerë, 3-vjeçares Sienna dhe 5-vjeçarit Future Zahir, të cilin këngëtarja e ka me ish-partnerin Future.

Ciara dhe Wilson janë martuar në korrik të vitit 2016, ndërsa në muajin janar dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të tretë.

(A.B)/Dosja.al

 

 

A post shared by Ciara (@ciara) on

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ciara nënë ciara nënë

Sondazh

Poll