Art&Argëtim

FOTO/ Ish-ushtari i UÇK mbron Dua Lipën nga Ceca: Plakushe, unë krenohem me yjet e mi botëror, ti ke mbi supe turpin nga e s

24 Korrik 2020, 08:51 Nga DOSJA

KOSOVE- Debati për përfshirjen e Kosovës në hartën e “Apple”, ka futur në një përplasje emrat më të njohur të skenës në Kosovë dhe Serbi. Ish-ushtari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri ka marrë në mbrojtje këngëtaren Dua Lipa përballë këngëtares serbe Ceca. Në në një postim në rrjetet sociale, Tahiri thotë se dikur kur ai ishte fëmijë, si shumë bashkëmoshatarë të tij, e detyruan burrin e Cecës të turpërohej. Ndër të tjera ai ka treguar se Dua Lipa dhe Rita Ora janë simboli i kombit shqiptarë.

Statusi i plotë:

Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ushtrin e tij famkeqe te ndihet i turperuar. Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend. Dua lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim, kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty.

 

Këngëtarja Dua Lipa, ka përkrahur fort kauzën e ngritur në rrjet, që është konkretizuar edhe në një peticion që deri më tani ka arritur në mbi 80 mijë firma online, e po ashtu në rrjetet sociale vazhdon të bëjë thirrje për një reflektim nga gjiganti i prodhimit të telefonave. Por ka qenë postimi i Dua Lipës, me flamurin “Autochthonous” që ka sjellë një kundër-reagim nga ikona e muzikës serbe, Svetlana Ceca Raynatovic, e njohur si “Ceca” e cila e quajtën Dua Lipën injorante dhe fëmijë.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ceca dua lipa peticioni kunder apple peticioni per kosoven ceca dua lipa peticioni kunder apple peticioni per kosoven

Sondazh

Poll