Art&Argëtim

Krizë në martesën e tyre! E akuzoi dhe e turpëroi publikisht, Kanye West s’pranon as të takojë Kim Kardashian

24 Korrik 2020, 17:27 Nga DOSJA
Krizë në martesën e tyre! E akuzoi dhe e turpëroi

AMERIKE- Pasi e akuzoi për tradhëti dhe se donte ta mbyllte në psikiatri, tashmë Kanye West nuk pranon të shohë gruan e tij Kim Kardashian.

Pas pretendimit të tij tronditës se çifti kishte planifikuar të abortonte fëmijën e tyre të parë, vajzën North sot 7 vjeç, tani thuhet se ai ka pasur shumë pak komunikim me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, 39 vjeç, këtë javë dhe se martesa e tyre është në krizë.

Burimet thanë për TMZ se Kim ka bërë përpjekje për të biseduar me burrin e saj për gjendjen e tij mendore, por ai nuk i pranon thirrjet e saj dhe ka refuzuar sugjerimin e saj që ajo të fluturojë në fermën e tyre në Wyoming, ku aktualisht është duke qëndruar reperi, në mënyrë që ta ndihmojë.

Ky distancim është duke ndikuar për keq në martesën e tyre.

Kim, e cila është nëna e 4 fëmijëve me reperin është e shqetësuar për sjelljen e tij prej kohësh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll