Art&Argëtim

Doli në mbrojtje të motrës/ Amber Heard pranon për herë të parë akuzat në gjyqin kundër Johnny Depp, aktorja tregon se

24 Korrik 2020, 16:47 Nga DOSJA
Doli në mbrojtje të motrës/ Amber Heard pranon për herë

AMERIKË- Aktorja Amber Heard ka pranuar për herë të parë që edhe ajo e ka goditur ish bashkëshortin e saj Johnny Depp, por për tu vetëmbrojtur.

Heard e ka pranuar akuzën në ditën e tretë të proçesit gjyqësor që Johnny ka hapur kundër medias britanike “The Sun”.

Amber është shprehur se ka reaguar në këtë mënyrë për të mbrojtuar veten dhe motrën e saj të vogël Whitney.

Nën presionin e avokatëve të palës tjetër Amber pranoi që e ka goditur edhe ajo me shishe Johnny, një episod që deri tani e kishte mohuar. Ajo ka vepruar në këtë mënyrë për tu vetëmbrojtur me frikën që Depp mund ta ‘hidhte nga shkallët siç kishte bërë më parë me Kate Moss’, një informacion sipas saj i marrë nga dy burime anonime.

Kujtojmë se Amber e ka akuzuar Depp se ai e ka goditur me grushte, shkelma, goditje në kokë dhe i ka nxirë syrin, duke bërë të ndjehej si një e burgosur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz amber heard gjyq johny depp amber heard gjyq johny depp

Sondazh

Poll