Ekonomi

Kosovarët mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri, në qershor 72% më pak turistë se vjet

24 Korrik 2020, 08:55 Nga DOSJA
Kosovarët mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri, në

Shtetasit që kanë hyrë në Shqipëri në muajin qershor ekskluzivisht për pushime a vizita janë 72 % më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjendjen dramatike në sektorin e turizmit që çdo ditë e përshkruajnë aktorët e fushës, e konfirmon INSTAT me të dhënat më të fundit.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2020, janë 364.574 ose 66,3 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594 me rënie nga vitit i kaluar 71,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit qershor 2020 janë 385.199 duke shënuar një rënie me 65,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2020 janë 240.949. Krahasuar me qershor 2019, ky numër ka rënë 47,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2020 janë 144.250 ose 77,6 % më pak.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1.380.308 duke rënë 48,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale shqiperi turizem ne kohe koronavirusi shqiperi turizem ne kohe koronavirusi

Sondazh

Poll