Ekonomi

“Temperaturat arrijnë 37 gradë”, i nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, sot e gjithë dita do jetë me diell

23 Korrik 2020, 05:09 Nga DOSJA
“Temperaturat arrijnë 37 gradë”, i nxehti afrikan

TIRANË- Sot do ketë një mot të kthjellët me vranësira të pakta në zona të izoluara. Parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 37 gradë në mesditë, ndërkohë që në vlerat minimale do shkojnë deri në 17 gradë në zonat malore.

Sipas një njoftimi nga Shërbimi Metreologjik Ushtarak në bregdet do të ketë pak erë që do të krijojnë një det në valëzim deri në 3 ballë.

“Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së enjte. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë. Temperaturat parashikohen: vendet malore 17° deri 33°C; vendet e ulëta 19° deri 37°C; vendet bregdetare 21° deri 34°C”, shkruan SHMU.

Prej ditësh Shqipëria është përfshirë në një mot të nxehtë arfikan, ku termometri ka shënuar 37 gradë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale i nxehti afrikan parashikimi i motit temperaturat e larta i nxehti afrikan parashikimi i motit temperaturat e larta

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Korrik 2020, 06:41

TIRANË- Nga janari 2021 të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistrin e pronarëve përfitues do të gjobiten për shkelje me gjo...