Ekonomi

Frika për shlyerjen e kredive gjatë pandemisë, bankat ashpërsojnë kushtet

21 Korrik 2020, 15:57 Nga DOSJA
Frika për shlyerjen e kredive gjatë pandemisë, bankat

TIRANË -Situata e shkaktuar nga koronavirusi, ka detyruar bankat e nivelit të dytë që të forcojnë kriteret për dhënien e kredive. Për shkak të pasigurisë ekonomike, bankat kanë aplikuar standarte më të shtrënguara për dhënien e kredive përfshi dhe ato për blerje banese.

Ashpërsimi i kritereve u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezikun e shtuar dhe perspektiva për shlyerjen e kredive. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, edhe kërkesa për marrje kredish nga qytetarët apo bizneset ka pësuar rënie.

Po ashtu kërkesë e ulët u vu re edhe në kreditë për qëllim financim investimedh dhe mbulim nevojash për likuiditet. Ndërkohë kushtet për dhënien e kredisë, pritet që të ashpërsohen në tremujorin e ardhshëm.

Pritet që në tremujorin e ardhshëm, kërkesat për kredi të jenë për likuiditet dhe për pagesa të ndryshme. Kreditë për investime ndërkohë pritet sërish të kenë rënie.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ashpersohen kushtet per kredi banka e shqipërisë ashpersohen kushtet per kredi banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Korrik 2020, 06:41

TIRANË- Nga janari 2021 të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistrin e pronarëve përfitues do të gjobiten për shkelje me gjo...