Ekonomi

Qeveria rrit pragun e TVSH-së në 10 milionë lekë, biznesi i vogël nuk e paguan deri në 2029

22 Korrik 2020, 18:14 Nga DOSJA
Qeveria rrit pragun e TVSH-së në 10 milionë lekë, biznesi i

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për të rritur pragun e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 2 milionë lekë në 10 milionë lekë. Vendimi do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2021 dhe do të vlejë për 10 vite.

Përjashtim do të bëjë biznesi i vogël, me xhiro deri në 16 milion lekë të reja, i cili  deri në vitin 2029 nuk paguan TVSH.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 10/1 shfuqizohet. Neni 2 Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “1. Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”. 2. Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen. Neni 3 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në datën 1.1.2021.

K R Y E M I N I S T R I  EDI RAMA

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi këshilli i ministrave pragu i tatimit mbi vleren e shtuar vkm këshilli i ministrave pragu i tatimit mbi vleren e shtuar vkm

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Korrik 2020, 06:41

TIRANË- Nga janari 2021 të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistrin e pronarëve përfitues do të gjobiten për shkelje me gjo...