Art&Argëtim

Babastars drejt shpërbërjes, Getoari-Cozman-it: Nuk zihem si kalamajt

7 Prill 2019, 07:28 Nga DOSJA
Babastars drejt shpërbërjes, Getoari-Cozman-it: Nuk zihem si kalamajt

Grupi ‘Babastars’ numëronte deri në janar, 6 anëtarët e tij: Getoar Selimin i cili është dhe lideri i grupit, Agon Amiga, Skivin, Majk, 0nat dhe Cozman. Megjithatë duket se tre nga reperat kanë vendosur të shkëputen nga labeli ‘Babastars’ dhe Getoari ka treguar cilat janë arsyet e kësaj përçarjeje.

 “Ka pas artistë që u larguan por që nuk mund të them u larguam apo i hoqëm sepse nuk jemi zënë, por secili ka një lloj kontrate që vazhdon deri në një pikë të caktuar. Ka pas njerëz që kanë ikur nga grupi, ka pas që janë future. Ne kemi vazhduar, kemi punuar sepse ne jemi labeli i parë që është bërë në Shqipëri dhe Kosovë… Më pas erdhi një periudhë tjetër që ndërruan shumë gjëra. Jo të gjithë e ndjenë veten pjesë të një grupi, në këtrë rast Babastars ose ka njerëz që e ndjejnë veten Babastars pa qenë artisë fare. Ne jemi duke vazhduar punën, unë Majku, Onati dhe Jungle”-rrëfeu reperi Getoar Selimi i pyetur mbi përçarjen në grup.

Që nga dalja e tij, Cozman i ka hedhur vazhdimisht ‘kunja’ grupit por i ftuar në ‘Xing me Ermalin’ , Getoari i ka quajtur këto veprime kalamanlliqe.

“Unë nuk merrem me këto gjëra, unë kam qenë i përqëndruar në punë. Nuk dua të merrem fare me pakënaqësitë e dikujt, si kalamajt. Pse do zihem unë si kalamajt?! Unë nuk jam as në moshë, as në karrierë, as personi që duhet të merrem me kalamanlliqe”,-u shpreh Getoari në lidhje me ofendimet që Cozman ka bërë kundrejt grupit.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz babastars cozman getoar selimi repera shpërbërje babastars cozman getoar selimi repera shpërbërje

Sondazh

Poll