Art&Argëtim

U njohën vetëm 5 muaj më parë! Demi Lovato dhe Max Ehrich fejohen, këngëtarja zbulon unazën mahnitëse

23 Korrik 2020, 15:55 Nga DOSJA
U njohën vetëm 5 muaj më parë! Demi Lovato dhe Max Ehrich

AMERIKE– Këngëtarja Demi Lovato nisi romancën e saj me partnerin e ri, aktorin Max Ehrich para pesë muajsh.

Për të mos qëndruar larg njëri-tjetrit, Demi dhe Max vendosën ta kalojnë së bashku karantinimin dhe izolimi në shtëpi i ka bërë të marrin vendime të papritura.
Pa pritur e pa kuptuar, dyshja i ka dhënë fund beqarisë dhe Demi ka ndarë fotot më të bukura me partnerin në Instagram si edhe ka zbuluar unazën mahnitese që ai i ka dhuruar.

Krahas postimit, Demi ka shkruar fjalët më romantike për mashkullin me të cilin ka vendosur të kalojë jetën.

E dija që do të të doja që në momentin e parë që të pashë. Ishte diçka që s`mund ta përshkruaj me fjalë dhe nuk e kuptojnë ata që nuk e kanë përjetuar vetë. Unë fatmirësisht po e përjetoj. S`kam dashur kurrë njeri pa kushte kështu siç të dua ty (përveç prindërve). S`më ke bërë asnjëherë presion të jem dikush tjetër, veç asaj që jam. Më bën të nxjerr më të mirën time. Jam e lumtur që pranova të martohem me ty. Jam gati të krijoj familjen time me ty. Do të të dua përgjithmonë…”- shkruan ajo.

 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Demi dhe Max kanë janë bashkë prej vetëm disa muajsh dhe ky është një hap shumë i madh në lidhjen e tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz demi lovato fejese këngëtare demi lovato fejese këngëtare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Korrik 2020, 20:48

Testime të thjeshta për koronavirusin

Shkencëtarët po krijojnë mënyra testimi për COVID-19n që zgjasin një orë ose më pak dhe që mund të bëhen në zyrat e mjekëve, vendet e punës, apo edhe në shtëpi....