Bota

Konflikti Greqi-Turqi në kufirin detar/ 17 anijet turke lëshohen për të kërkuar naftë dhe gaz, BILD: Konflikti u ndalua ng

22 Korrik 2020, 14:53 Nga DOSJA
Konflikti Greqi-Turqi në kufirin detar/ 17 anijet turke lëshohen

GREQI– Greqia dhe Turqia po përballen sërish me një situatë të tensionuar për shkak se Ankaraja ka nxjerrë 17 anije ushtarake për lundrim drejt zonës detare në jug të ishullit grek të Kastelorizos, prandaj Athina i është përgjigjur Turqisë duke nxjerrë në Egje 85% të flotës së saj luftarake dhe duke ndjekur me kujdes lëvizjet e ushtrisë turke.

Ndërkohë forcat e armatosura  të Greqisë ndodhen prej mesditës të së martës në gadishmëri të plotë pas një Navtex-i të ri që ka shpallur Ankaraja, sipas të cilit ajo do të fillojë kërkime për gaz natyror në zonën detare në jug të ishullit grek Kastelorizo, mes Kretës dhe Qipros.

E kjo është një zonë që shteti grek pretendon se është brenda zonës së saj ekonomike ekskluzive, ndërsa Turqia vlerëson se ndodhet brenda zonës detare për të cilën nënshkroi marrëveshje me qeverine e Tripolit në Libi.

Sa u takon këtyre lëvizjeve të bëra mes dy palëve, kryeministri grek, Mitsotakis në takimin me ministrin e Jashtëm gjerman që vizitoi Athinën, është shprehur se përgjigja për veprimet e Ankarasë duhet të jenë saksionet nga BE.

“Greqia po ndjek zhvillimet me besim, siguri dhe gatishmëri absolute. Vënia në dyshim e të drejtave sovrane të Greqisë dhe Qipros është edhe vënie në dyshim të të drejtave sovrane të Evropës. Nëse Turqia vazhdon këtë rrugë, vendosja e sanksioneve nga BE kundër saj do të jetë zgjidhja e vetme. Është në dorën e Turqisë të zgjedhë se çfarë lidhje kërkon të ketë me Greqinë, Qipron, me BE-në. Deri tani besoj se ka zgjedhur rrugën e gabuar”-deklaroi Mitsotakis.

Lidhur më këtë çështje delikate mes Turqisë dhe Greqisë prestigjiozja gjermane BILD ka shkruar se një konflikt mund të kishte ndodhur pasi tensionet ishin shumë të larta për shkak të “provokimit turk”, por ka qenë ndërhyrja e kancelares gjermane,  Angela Merkel që pushoi konfliktin mes dy palëve.

Gjithashtu edhe kreu i diplomacisë gjermane ka paralajmëruar Turqinë të ndalojë eksplorimin e hidrokarbureve në zonën detare të Qipros dhe Greqisë në Mesdheun lindor.

“Një çështje për të cilën diskutuam shumë qartë është ajo e Turqisë dhe kërkimeve detare. Sa i përket eksplorimeve detare të Turqisë në Mesdheun Lindor, ne kemi një pozicionim shumë të qartë: Duhet të respektohet e Drejta Ndërkombëtare, kështu që përparimi në marrëdhëniet BE – Turqi do jetë i mundur vetëm nëse Ankaraja ndalon provokimet në Mesdheun lindor”- u shpreh Maas.

Ndërsa Presidenti Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të marrë leje as për Shën Sofinë dhe as për kërkimet detare dhe avionë ushtarakë turq që kryejnë fluturime mbi ishujt grekë Strogili dhe Megisti.

Në një kohë që Kryeministri grek ka thirrur mbledhje urgjente të disa ministrave të kabinetit, kreu i opozitës në Greqi Aleksis Tsipras ka thënë se pret që Qeveria e vendit të tij të parandalojë përpjekjet turke për eksplorime në zonen ekskluzive ekonomike të Greqisë.

Burimi: BILD 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merekel konflikti greqi-turqi navtex-i angela merekel konflikti greqi-turqi navtex-i

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 13:13

Të enjten në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

BRUKSEL-Në Bruksel do të takohen (me 23.07) përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar temat që janë hapur në takimin e nivelit të lartë,...