Bota

Ngjarja e rrallë/ Mamaja 61 vjeçare bën prind djalin e saj gay (Foto)

7 Prill 2019, 12:25 Nga DOSJA
Ngjarja e rrallë/ Mamaja 61 vjeçare bën prind djalin e saj gay

Një grua 61-vjeçare që shërbeu si nënë zëvendësuese për të birin e saj gay dhe bashkëshortin e tij e përshkroi rolin që mori si një “dhuratë për djalin e saj”.

Cecile Eledge mendoi se mjekët në shtetin e saj në Nebraska nuk do të lejonin që ajo të mbante fëmijën për çiftin për shkak të moshës së saj.

Por familja u gëzua kur Uma Louise Dougherty lindi dy javë më parë në një qendër mjekësore të Nebraskës në Omaha.

“Doja ta bëja atë si një dhuratë nga një nënë për djalin e saj”, tha Cecile Eledge.

Lindja e Uma bëri që familja të përmbytej me mesazhe në mediat sociale – shumica e tyre pozitive, por disa tepër të zemërues dhe negative, tha Matthew Eledge.

“Njerëz nga e gjithë bota na kanë shkruar”, tha ai. “Ata duan të ndihmojnë në çdo mënyrë që të munden”.

Familja po përpiqej të shpërfillte reagimet negative, njerëzit të cilët gabimisht mendojnë se Mateu kishte marrëdhënie seksuale me nënën e tij për të prodhuar foshnjën ose nga ata që kishin vërejtje homofobike.

Eledge dhe bashkëshorti i tij, Elliott Dougherty, kanë luftuar paragjykimet gjatë marrëdhënieve të tyre, ku Eledge humbi punën e tij si një mësues në një shkollë katolike pasi çifti njoftoi se do të martoheshin.

Ata ishin të shqetësuar se do ti mohonin lejen për të adoptuar një fëmijë në shtetin e tyre konservator. Kështu ata vendosën të provonin fekondimin in vitro me një vezë të dhuruar dhe një surrogat për të mbartur fetusin.

Motra e Dougherty, Lea Yribe, ofroi të dhuronte vezët e saj për fekondimin. Vezët u fekonduan me spermatozoid nga Eledge, duke i dhënë materialit gjenetik Umas nga të dyja anët e familjes.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cecile eledge çift gay lea yribe nebraska nënë zëvendësuese uma louise dougherty cecile eledge çift gay lea yribe nebraska nënë zëvendësuese uma louise dougherty

Sondazh

Poll