Art&Argëtim

S’i ndali dot as COVID! Rikthehet seriali “La Casa De Papel”, aktori protagonist jep lajmin: Profesori u rikthye!

21 Korrik 2020, 17:20 Nga DOSJA
S’i ndali dot as COVID! Rikthehet seriali “La Casa De Papel”,

SPANJE– Seriali spanjoll “La Casa de Papel” (Money Heist) i cili theu rekorde shikueshmëri në kater sezonet e tij, vjen sërish më një tjetër sezon, i cili pritet të jetë po aq i suksesshëm.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke lumturuar fansat e serialit.

 

 

A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte) on

Përflitej se sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të vinte shumë vonë në ekran për shkak të emergjencës Covid-19 mirëpo duket se stafi dhe aktorët kanë nisur që tani të xhirojnë seritë e sezonit të pestë.

Sipas një studimi nga Parrot Analytics, “La Casa de Papel ” është bërë seriali më i shikuar në botë, duke kaluar edhe “Game of Thrones” apo edhe “The Walking Dead”.

Një sukses global, shikueshmëria e të cilit ka qenë më e lartë në shtete si Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara apo edhe vetë Spanjë. Mendohet se një ndikim të madh në këtë shikueshmëri të lartë, ka dhënë edhe fakti i karantinës në këto shtete, si pasojë e masave ndaj pandemisë së koronavirusit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz “la casa de papel” serial “la casa de papel” serial

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Korrik 2020, 16:28

BRITANI E MADHE- Çështja e zhdukjes së kufirit ndarës mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e “Apple” që u përhap në rrjet sociale nga Dua Lipa, ka bërë që e...