Aktualitet

Sonila Meço për raportin e KLSH: Pushtetet abuzojnë, derisa të nisë e të japë efekte reforma në drejtësi

7 Prill 2019, 08:03 Nga DOSJA
Sonila Meço për raportin e KLSH: Pushtetet abuzojnë, derisa

TIRANË– Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur mbi raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në raportin e vitit 2018, KLSH ka konstatuar se dëmet në financat e shtetit kanë arritur në 1,7 miliard euro. Shifër të cilën, Meço e quan para të çuara dëm, të ardhura të paarkëtuara dhe taksa të shpërdoruara dhe për këto sipas saj ka vetëm një fajtor.

“Pushtetet abuzojnë, nuk japin llogari, nuk ndëshkohen e ndërsa na orientojnë drejt debatit të ethshëm politik, kanë mbaruar punë me miliardat që na marrin nga taksat tona. Zgjedhjet, sistemi, reformat, por njerëzit në zyra shteti e pushteti ndërkohë po bëjnë kërdinë me xhepat tanë. Derisa të nisë e të japë efekte reforma në drejtësi, SPAK-u, BKH-ja, sistemi i ri zgjedhor, zgjedhjet e reja…derisa, derisa…,”-shkruan Meço.

Postimi i plotë:

 

Ditën e djeshme, në raportin vjetor KLSH ka konstatuar se shkeljet e administratës për vitin 2018 arrijnë në një dëm ekonomik në vlerën e 1,7 miliardë eurove. 

“Në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213,9 miliardë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro: parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24,1 miliardë lekësh ose 193 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189,8 miliardë lekësh, afërsisht 1,518 milionë euro, nga e cila: 116 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro dhe 73,8 miliardë lekë, afërsisht 587 milionë euro në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve”, thuhet në raport.

Për vitin 2018, KLSH ka depozituar pranë prokurorive, 40 kallëzime dhe indicie penale edhe 1 dosje auditimi e përcjellë për vlerësim organit të Prokurorisë. Në 41 kallëzimet dhe indiciet penale të hartuara nga KLSH, janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona, nga të cilët: 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë, 4 subjekte private, 49 nëpunës të tjerë. 

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bkh demi financiar kontrolli i larte i shtetit spak bkh demi financiar kontrolli i larte i shtetit spak

Sondazh

Poll