Aktualitet

Përdorte kompjutera dhe tableta për të organizuar lojra fati, nën hetim 28-vjeçari në Korçë

7 Prill 2019, 07:43 Nga DOSJA
Përdorte kompjutera dhe tableta për të organizuar lojra fati,

KORÇË– Një 28-vjeçar me iniciale XH.G., është marrë nën hetim pasi në lokalin e tij në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojra fati.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë

Policia, kontrolle për evidentimin dhe ndëshkimin e personave të cilët vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Procedohet penalisht një shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh.G, 28 vjeç, pasi në lokalin e tij në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Policia fton qytetarët, të denoncojnë falas në nr 129 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të paligjshme.

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama premtoi “burg” për personat që mbanin ende hapur aktivitetet e tyre të paligjshme të lojrave të fatit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce ligji per lojrat e fatit lojrat e fatit policia e shtetit korce ligji per lojrat e fatit lojrat e fatit policia e shtetit

Sondazh

Poll