Art&Argëtim

Young Zerka flet për dashurinë pas ndarjes nga Ronela, asnjë fjalë për këngëtaren

21 Korrik 2020, 17:03 Nga DOSJA
Young Zerka flet për dashurinë pas ndarjes nga Ronela, asnjë

KORCE– Ronela Hajati dhe Young Zerka i dhanë fund lidhjes në muajin maj të këtij viti. Dyshja e kaluan të ndarë karantinën dhe tani nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Zerka ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on top”, ku ka refuzuar të flasë për Ronelën ama ka treguar për historitë e tij të para të dashurisë.

Kjo intervistë është zhvilluar në Korçë, ku ka rrëfyer të gjitha kujtimet që e lidhin me qytetin e tij të lindjes.

Këngëtari u pyet rreth historisë së tij më të përfolur të dashurisë por, ai ka preferuar të mos përgjigjet duke folur për pamjen e malit të Moravës, përballë të cilit po bëhej intervista.

Këtu më përpara ka qenë Morava dy…(qesh)

Mirëpo, ai nuk ka ngurruar të flasë për dashurinë e tij të parë, duke treguar se ndjenjat e para i ka nisur në SHBA, ku ka emigruar shumë vite më parë.

“Unë kam ikur i vogël nga Korça. Dashuriçkat e para i nisa jashtë, por edhe këtu kam kujtime. Vajzat që kishim qejf i kishim nëpër lagje dhe shkolla”, ka thënë Zerka.

Zerka shtoi gjithashtu se gjatë karantinës humbi 8 kilogramë ndonëse vdes për ushqimet që gatuan nëna.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ronela hajati young zerka ronela hajati young zerka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Korrik 2020, 16:28

BRITANI E MADHE- Çështja e zhdukjes së kufirit ndarës mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e “Apple” që u përhap në rrjet sociale nga Dua Lipa, ka bërë që e...