Art&Argëtim

“A doni më për Belulin”, ndërron jetë aktori i mirënjohur Fuat Boçi. “Artist i Merituar” shuhet në banesën e tij

21 Korrik 2020, 05:29 Nga DOSJA
“A doni më për Belulin”, ndërron jetë aktori i

TIRANË– Aktori i mirënjohur Fuat Boçi ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë publik mëngjesin e sotëm, pak orë pasi Boçi mbylli sytë në banesën e tij.

Aktori i mirënjohur nga Fieri, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, në orën 12:00.  Fuat Boçi ka marrë pjesë në 160 premiera dhe ka luajtur mbi 600 role. Ai mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i Merituar”. Fuat Boçi ka marrë pjesë edhe në filma për femije, në teatrin e kukullave të qytetit. 

Ai iu ka ngelur të gjithë qytetarëve në mendje me Belulin te monologu “A doni me për Belulin”. Një tjetër rol që mbahet mend është edhe ai i Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.

Kush ishte Fuat Boçi?

Aktori Fuat Boçi lindi në Voshtinë (Pogoniani) të Greqisë më 4 mars 1931. Më 1938, familja e tij u shpërngul në Fier dhe ai mbeti jetim që në moshën 15 vjeçare.

Punoi fillimisht si portier dhe më pas kinomekanik në kinemanë e qytetit. Spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë (1951-1953). Pasi kreu shërbimin ushtarak punoi si drejtues i qendrës së zërit (e quajtur ndryshe Radio-Lokale), iu dhanë edhe shanset për t’u aktivizuar në shfaqje të ndryshme teatrore.

Është një nga aktorët themelues të Estradës së Fierit, më 1957. Më tej në vitin 1965, vijoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”. Fuat Boçi mbetet një nga emblemat e qytetit të Fierit, dhe jo vetëm në fushën e skenës artit dhe kulturës.

(F.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture fuat boci nderron jete fuat boci fuat boci nderron jete fuat boci

Sondazh

Poll